Aktualitet
Siçili/ Përmbyset varka me emigrantë, pesë viktima

Pesë emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes të një varke në Siçili. Trupat e viktimave u gjetën sot nga roja bregdetare. Një varkë me rreth gjashtëdhjetë persona u përmbys gjatë natës në Selinunte. Nga ta vetëm 18 persona arritën në breg, dhe ndërkohë s’ka asnjë lajm për të humburit e tjerë.
Raportohet se vetëm mbrëmjen e djeshme 95 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Siria, mbërritën në Lampeduza me dy varka.
#Siçili #Përmbyset #varka #emigrantë #pesë #viktima
Lapsi