Aktualitet

Beleri të betohet dhe të marrë detyrën

Zv.ministri i Jashtëm grek në Këlcyrë: Beleri të betohet dhe të marrë detyrën

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’. Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë. Mes të tjerash Kotsiras theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.


Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

#Beleri #të #betohet #dhe #të #marrë #detyrën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button