Aktualitet

Një Kryeministër i ndershëm nuk bën investitor një trafikant droge

Pronat e Pëllumb Gjokës, Bardhi: Një Kryeministër i ndershëm nuk bën investitor një trafikant droge

Gazmend Bardhi ka reaguar pas SPAK sekuestroi pronat e Pëllumb Gjokës, tashmë i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë. Bardhi thotë se Gjokën e ka bër investitor strategjik kryeministi Edi Rama. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

“Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë. Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.


Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit. Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë.”

#Një #Kryeministër #ndershëm #nuk #bën #investitor #një #trafikant #droge

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button