Aktualitet
Rrëzohet nga kova e vinçit, ndërron jetë 35-vjeçari në Durrës
Një 35-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Durrës.
Gjatë orarit të punës, ai kishte hipur në kovën e një vinçi për të prerë degët e një peme, ku më pas është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi , 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
#Rrëzohet #nga #kova #vinçit #ndërron #jetë #35vjeçari #në #Durrës
Lapsi