Aktualitet

Duhet të paraqitet 2 herë në muaj para gjykatës/ Berisha tregon vendimin që ka marrë

berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për vendimin e gjykatës që ai të paraqitet 2 herë në muaj dhe për ndalimin e tij për të udhëtuar jashtë vendit. Berisha thotë se nuk e njeh vendimin e gjykatës.

“Garantoj qytetarët që unë paraqitem para çdo institucioni gjykate apo akuze në çdo kohë që kërkohem pa asnjë hezitim. E kam thënë që pavarësisht se çfarë konsiderate ke për institucionin kjo nuk duhet të ketë rëndësi. Unë kam qenë kryeministër dhe President dhe duhet të paraqitesh sepse kjo shkon në gjendej para-shtetërore.

Por tani çfarë po ndodh? Një gjykatëse ka arritur të shkruajë kushtetutën duke shkelur konventën europiane të të drejtave të njeriut duke shkelur lirinë e lëvizjes për një deputet. Jam iniciator i heqjes së këtij neni, por e rrëzoi Rama. Të bëhet burrë dhe ta votojmë nesër këtë amendament. A është ai kryeministër dhe unë deputet le ta heqim atë mbrojtje.


Kushtetuta thotë që deputeti nuk mund të arrestohet dhe t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e parlamentit. Mua më heqin lirinë e lëvizjes. Ky është një lloj arrestimi. Së dyti, keni rastin e Saimir Tahirit për të cilin ka një vendim kuvendi. Gjykatësi nuk mund ta bëjë kushtetutën ashtu siç e mendon. Gjyqtarja është e specializuar për të bërë gjueti shtrigash.

Ata mund të marrin çdo vendim, por është një vendim që nuk e njoh dhe unë nuk e zbatoj. Është një vendim i turpshëm politik. Ata nuk e sjellin në parlament sepse pas 3 vitesh hetimesh intensive ata (SPAK) nuk kanë ngritur dot akuzë për mua” – tha Berisha në emisionin “Opinion”. ©

#Duhet #të #paraqitet #herë #në #muaj #para #gjykatës #Berisha #tregon #vendimin #që #marrë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button