Shtëpia e barit në Shkodër, shkon në 9 numri i të arrestuarve

Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, banues në Shkodër, ku gjatë operacionit, në banesën që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike.Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#Shtëpia #barit #në #Shkodër #shkon #në #numri #të #arrestuarve
Lapsi