Shëndeti

BE lobon një plan të ri: Kurti dhe Vuçiç në Bruksel, takime me udhëheqësit evropianë

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian në samitin e tyre ditor në Bruksel, kanë shprehur në draft konkluzione shqetësimin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Ata bënë thirrje që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm në këto hetime.

Në dy pikat e tjera të draft konkluzioneve të liderëve evropiane, kërkohet zbatimi e marrëveshjeve që rrjedhin nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po zhvillojnë sot në Bruksel për një sërë takimesh me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet e tyre të ndara janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Mesazhi i BE-së sipas Stano-s është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’i kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që rrjedhin nga dialogu.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen veç e veç me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.  Ai do t’i informojë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për gjendjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Stano tha se nuk është planifikuar tani për tani ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Takimi i tyre i përbashkët varet nga rezultati i takimeve me udhëheqësit evropianë. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por shumë prej tyre nuk u zbatuan kurrë.

Një prej tyre është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë një marrëveshje që nga viti 2013. Plani i ri evropian përmban një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës tha se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”. Presidenti Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të bisedojë për planin, por pranoi se “takimet e planifikuara nuk do të jenë të lehta”.

/f.s

#lobon #një #plan #të #Kurti #dhe #Vuçiç #në #Bruksel #takime #udhëheqësit #evropianë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button