Shqipëria përmirëson hierarkinë në renditjen e FIFA-s: vendimtare tre fitoret e barazimi në Pragë

Një formë e tillë si ajo e muajve të fundit do të reflektohej edhe në pozicionimin në shkallët hierarkike të FIFA-s. Shqipëria, në fakt, siguroi katër rezultate pozitive në muajt shtator-tetor. Gjithçka nisi me barazimin 1-1 në Pragë ndaj Çekisë. Pastaj erdhi fitorja 2-0 me Poloninë në Tiranë, për të vijuar me triumfin e madh ndaj Çekisë 3-0 po në Tiranë në tetor. Që të treja sfida të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Ndërkohë, kuqezinjtë e mbyllën muajin tetor me një tjetër sukses 2-0 në miqësoren ndaj Bullgarisë.
Kuqezinjtë pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në kualifikueset e Europianit kryesojnë renditjen në Grupin E me 13 pikë. Shqipëria është vetëm një pikë larg suksesit, për të siguruar matematikisht kualifikim në “Euro 2024”.
Falë këtyre dy rezultateve pozitive, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë renditet tashmë në vendin numër 59 në klasifikimin e FIFA-s. Skuadra e teknikut Sylvinho ka tashmë 19 pikë më shumë krahasuar me renditjen në muajin shtator.
Lexo më tej: Trajneri Sylvinho: “Kemi bërë diçka fantastike, por nuk ka mbaruar asgjë akoma”
Një tjetër lajm shumë i mirë për kuqezinjtë, të cilët do të rikthehen sërish në fushë në muajin nëntor. Janë për tu luajtur edhe dy finalet e fundit në Grupit E, me sfidën në Moldavi me 17 nëntor. Tre ditë më vonë, më 20 nëntor, do të luajnë sfidën e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania”.
🇦🇱⚽ Kombëtarja shqiptare është ngjitur me tre vende në renditjen e 𝐅𝐈𝐅𝐀-𝐬 për muajin tetor. Pas fitoreve me 🇨🇿 Çekinë dhe 🇧🇬 Bullgarinë, 🔴⚫ pozicionohen në vendin e 5️⃣9️⃣-të. #futboll #fshf #kombetarja #shqiperia #fifa #renditjafifahttps://t.co/Ykw6jTobs9
— FSHF (@FSHForg) October 26, 2023
#Shqipëria #përmirëson #hierarkinë #në #renditjen #FIFAs #vendimtare #tre #fitoret #barazimi #në #Pragë
Lapsi