Aktualitet
Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi. Dashi u arrestua teksa ishte në zyrën e saj.
Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.
Dashit i është sekuestruar telefoni, ndërsa burime bëjnë me dije se janë edhe disa të tjerë të shoqëruar.
#Arrestohet #ishdrejtoresha #Kadastrës #së #Durrësit
Lapsi