Aktualitet

E quajti gjyqtarin “partizan”, Trump gjobitet me 10 mijë dollarë

Ka pasur zhvillime interesante në ditën e dytë të gjyqit që po zhvillohet ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump kur në sallë u shfaq ish-avokati i tij, Michel Cohen. Por gjyqi nisi me njoftimin e një gjobe 10 mijë dollarë nga ana e gjykatësit Arthur Engoron kundër Donald Trump për shkeljen e urdhrit për të mos folur apo postuar online për stafin e gjykatës.

Më herët gjatë ditës, Trump u kishte thënë gazetarëve se Engoron ishte një “gjyqtar shumë partizan” (mbështetës të flaktë një pale, red.). Komentet e tij pasuan një sulm të mëparshëm në mediat sociale kundër nëpunësit të gjykatësit në fillim të këtij muaji. Trump e mohoi në sallë që fjalët i drejtoheshin trupit gjykues, por Engoron e tha se shpjegimi ishte “jo i besueshëm” dhe e gjobiti atë me 10 mijë dollarë për një shkelje të përsëritur të urdhrit.

Cohen është një dëshmitar kyç në çështjen e ngritur ndaj Trump nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila pretendon se Organizata Trump dhe figurat e saj kryesore kanë kryer mashtrime me vlerën e aseteve të saj për të siguruar kredi më të favorshme. Edhe gjykatësi e ka vendosur tashmë se organizata ka kryer mashtrim dhe procesi aktual është fokusuar në disa akuza shtesë. Megjithatë kjo nuk pritet të vërë në rrezik perandorinë e pasurive të paluajtshme të Trump në Nju Jork.


Ish-Presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje. Ai thotë se madje vlera e pasurive të tij ishte e nënvlerësuar, dhe ai thotë se deklaratat e tij financiare kanë një shënim ku u thuhet marrësve t’i kontrollojnë vetë shifrat e paraqitura.

Dëshmia e Cohen

5 vite më parë avokati Michael Cohen iu kundërvu publikisht ish-Presidentit. Cohen nuk i hodhi sytë në drejtim të ish-Presidentit kur kaloi pranë tij për të dëshmuar kundër ish-shefit të tij. Trump u paraqit vullnetarisht në gjykatë për këtë dëshmi që pritej me shumë interes. Ai ka ndjekur tashmë 6 ditë seancash gjyqësore në Manhatan. Cohen, paraqitja e së cilit në gjykatë u shty javën e kaluar për shkak të një situate shëndetësore tha se është hera e parë që e shikon ish-presidentin prej 5 vitesh.

“Nuk është Donald Trump kundër Michael Cohen, apo Michael Cohen kundër Donald Trump”, tha zoti Cohen kur mbërriti në gjykatë. “Kjo ka të bëjë me llogaridhënien, thjesht dhe qartë”. Teksa shkonte drejt gjykatës, ish-Presidenti Trump vuri në dukje se Cohen bëri burg pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal, për mashtrim të Kongresit dhe për shkelje të rregullave të financimit të fushatave elektorale.

“Ai është provuar se është gënjeshtar”, tha Trump, i cili pritet të dëshmojë më vonë në këtë proces gjyqësor. Pasi u ul në bankën e dëshmitarëve, Cohen filloi t’u përgjigjej pyetjeve për karrierën e tij dhe për dënimet penale që ka marrë. Herë pas here, ish-Presidenti komunikonte me pëshpëritje me avokatët e tij dhe në momente të caktuara ndiqte me vëmendje të lartë. ©

#quajti #gjyqtarin #partizan #Trump #gjobitet #mijë #dollarë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button