Caktohet një avokat tjetër për Berishën, gjykata nuk tregon emrin

Gjykata e Posaçme njofton se ka ndryshuar avokatin e caktuar nga shteti për Sali Berishën. Shkak është bërë fakti se Artan Simoni disa ditë më parë kishtë mbajtur qëndrime publike kundër Berishës. Në njoftim nuk specifikohet se kush është avokati i ri i Berishës.
“Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 am’, thuhej në njoftimin e gjykatës.
Sali Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë pasi pretendon që ka shkelje kushtetuese. Sipas tij duhej më parë autorizim nga Kuvendi për caktimin e masës së sigurisë nga gjykata. ©
#Caktohet #një #avokat #tjetër #për #Berishën #gjykata #nuk #tregon #emrin
Lapsi