Aktualitet
Njoftohet seanca e radhës për Berishën në Gjykatën e Posaçme

Gjykata e Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se seanca e radhës për Sali Berishën do të zhvillohet nesër në orën 10:00.
Sali Berisha nuk është paraqitur ende në dyert e gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Avokatat e tij mbrojtës ikën në mënyrë demonstrative sot nga gjyqi pasi gjykata rrëzoi dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të cështjes për marrjen apo jo të autorizimit nga Parlamenti për caktimin e masës së sigurisë.
Më pas gjykata caktoi një avokat kryesisht për Berishën, i cili disa orë më vonë u largua pasi ditët e fundit kishte mbajtur një qëndrim publik kundër Berishës. ©
#Njoftohet #seanca #radhës #për #Berishën #në #Gjykatën #Posaçme
Lapsi