Aktualitet
Nëna rreh fëmijën live në TikTok, ekspertët: Të merren masa

Një video po qarkullon në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme. Një nënë dëgjohet teksa godet fëmijën e mitur, ndërkohë që ishte live në TikTok.Përdorimi i TikTok është kthyer në një varësi të theksuar për përdoruesit. Sociologët ngrënë shqetësimin për përmbajtjet që kjo platformë përcjell, duke sjellë një shembull të gabuar për atë që duhet të jetë edukuese.Grupmosha 10-19 vjeç, mban numrin më të lartë të përdoruesve me 32.5%, ndërsa grupmosha 20-29 vjeç përbejnë 30% të tij.
Ekspertët thonë, se përveçse nuk është një rrjet social i sigurt për të dhënat, ky rrjet social, haset me një sërë problemesh. Ata bëjnë thirrje për marrjen e disa masave, që do të çojnë në frenimin e tij.