Aktualitet

SPAK gati prangat për bashkëpunëtorët e trustit “Berisha”, kreu i Foltores mesazhe të koduara Altin Dumanit, ja dosjet përvëluese që pritet të trazojnë folenë e grerëzave

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket ka turbulluar ujërat në klasën politike. Goditjet në radhët e socialistëve hodhën në sulm kryeministrin Edi Rama, ndërsa prej kohësh pasi u krijua, SPAK po sulmohet egërsisht si nga Sali Berisha ashtu dhe nga vëllau i tij, Ilir Meta. Por edhe sot që flasim kanë rënë në burg disa zyrtarët të lartë të PS, duhet theksuar se qytetarët dhe ndërkombëtarët të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin lëvizje shumë të bujshme nga Prokuroria e Posaçme, për shkak se në duart e saj janë një sërë dosjesh të rëndësishme, që nëse hetohen si duhet mund të shkundin piramidën politike shqiptare. Po kush janë dosje “përvëluese” që ndodhen në tryezën e prokurorëve specialë? Ato janë shumë dhe kanë brenda emra të njohur, madje politikanë të peshave të rënda si Edi Rama, Ilir Metaj, Sali Berisha dhe lakenj e besnikë të tyre.

SPAK gati mbylljen e hetimeve për trustin “Berisha”

Megjithatë teksa për Ramën dhe Metën, apo zyrtarë të lidhur me ta, “vlojnë” dosje si ajo e “inceratorëve”, “Mcgonigal”, lidhjet me rusët, korrupsion, etj, sot po sjellim për lexuesin detaje nga dosjet e familjes (trustit) “Berisha”, ekzistencën kjo që duket se ka alarmuar prijësin e saj, Sali Ram Berisha, i cili thuajse çdo ditë sulmon Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kështu, burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se në ditët nëvijim pritet të shpërthejnë 4 dosje që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri, ku mbi to shfaqet emri i Sali Berishës. Hetimet e thelluara për “Gërdecin”, “21 Janarin”, “Kompleksin Partizani” dhe “Floririn e Krrabës” pritet të tronditin politikën Berishën, djalin e tij Shkëlzenin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, pasi ata akuzohen nga kundërshtarët se janë përfshirënë afera korruptive dhe kriminale që i lidhin me katër dosjet e sipërpërmendura. Pra, fakti që me ardhjen në krye të SPAK të Dumanit, janë thelluar hetimet për këto dosje, Berisha ndihet i kërcënuar, i cili ka nisur t’i bëjë duke i bërë presion të hapur drejtuesit të saj Prokurorisë Speciale, duke i kërkuar indirekt që të mos guxojë ta arrestojë atë, djalin e tij apo dhëndrin. “Jam sot para jush për t’iu deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë, të organizatës kriminale që kryesohet nga Rama. Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, qëndrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni. Këtë e konfirmoi në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it Altin Dumanit për dy nga çështjet më tronditëse për dy nga çështjet e korrupsionit, inceneratorët dhe problemin e Ëatergate-it të shekullit të 21-të Rama-McGonigal”, deklaroi dje Berisha gjatë një konference për mediat.

“Gërdeci”Por le t’i marrim me radhë. Tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarët dhe u plagosën qindra të tjetër, e njohur tashmë anekënd Evropës dhe i identifikuar me emrin e Sali Berishës, është një nga ato ngjarje që përfshin drejtpërdrejt familjarë të Sali Berishës, ndërsa punishtja e vdekjes ishte ngritur me lejen e këtij të fundit për të bërë para familja. I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, drejtonte nga distanca biznesin e vdekjes në Gërdec. Thirrja e Shkëlzen Berishës ditën e djeshme nga SPAK pritet të hapë “Kutinë e Pandorës”. Emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koincidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve. Gjithashtu, pas shumë kohësh, Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë në pyetje pak javë më parë nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime pak ditë më parë mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.

“21 janari” dhe vjedhja e floririt të KrrabësNjë dosje tjetër që pritet të tronditë Sali Berishën dhe zyrtarë të tjerë të lartë është dhe “21 Janari”. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përgjimet e publikuar ditët e fundit mbi vrasjet e 21 janarit 2011. Kanë kaluar 12 vite kur u vranë 4 persona në mes të bulevardit dhe ende kërkohet drejtësi. Mirëpo në këtë përvjetor pati një zhvillim të fortë, pasi gazetari Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim mbi bisedat që kanë zhvilluar gardistët. Kreu i Gardës Ndrea Prendi dëgjohet kur jep urdhër për të vrarë dhe Prokuroria e Tiranës ka njoftuar pak më parë se ka nisur verifikimet mbi këtë audio-përgjim. Vetë prokuroria është duke hetuar vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe audio-përgjimi shihet si një provë e re që mund të rihapë në themel hetimet. Nëse ndodh kjo, atëherë fundoset Sali Berisha dhe të gjithë ata që vranë 4 të pafajshëm në 21 Janar.Ndërkohë një tjetër aferë që tremb Berishën është vjedhja e floririt të Krrabës.

Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”Nga ana tjetër afera e grabitjes së terreneve të ish-klubit “Partizani” duket se po shkon drejt fundit të hetimeve. Së fundmi kanë dhënë shpjegime para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ish-ministrat e qeverisë “Berisha 2”, por edhe personazhe të tjerë kyçë. Kjo dosje pritet të tronditë zyrtarë të nivelit të lartë. SPAK së fundmi ka hetuar thellimet dhe ka thirrur Afrim Tolen. Ky i fundit ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit, për Privatizimin e Objektit “Klubi Shumë-sportesh“Partizani. Tole nuk është i vetmi që është marrë në pyetje. Mësohet se të tjerë personazhe “VIP” do të thirren të dëshmojnë. Gazeta ka mësuar se në ditët në vijim Berisha dhe Malltezi pritet që të thirren për të dëshmuar në SPAK, lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Kujtojmë se disa ditë më parë për të njëjtën çështje është marrë në pyetje dhe ish-drejtori i klubit Partizani, Isa Tare. Po ashtu para disa javësh, SPAK thirri dhe ish-ministrin i Energjetikës në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli. Ka dëshmuar dhe ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani. Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK. Edhe Fatmir Mediu është pyetur. Pra dosja po “qepet” mirë dhe nga SPAK po përgatiten arrestime.Pra kemi 4 dosje në duart e drejtësisë shqiptare që nëse hetohen siç duhet, do të lëkundin pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button