Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi Islamik

Ushtria izraelite publikoi audion e një bisede telefonike që sipas saj është zhvilluar mes dy militantëve të Hamasit. Gjatë telefonatës, njëri njofton tjetrin se raketa që ra në spitalin e Gazës dhe ku u vranë 500 persona është lëshuar nga Xhihadi Islamik.
“Ata e lëshuan atë nga varrezat pas spitalit Al-Ma’amadan. Ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta” – thuhet ndër të tjera në bisedë. Vetë Hamasi dhe Xhihadi Islamik i kanë mohuar akuzat.
I PLOTE TEKSTI I BISEDËS AUDIO
– Po them se është hera e parë që shohim një raketë që bie si kjo dhe për këtë arsye po them se i përket Xhihadit Islamik.
– Çfarë?
– Ata thonë se ai i përket Xhihadit Islamik.
– Po vjen tek ne?
– Kështu duket.
– Kush e thotë këtë?
– Po thonë se predha e raketës është predhë lokale dhe jo si predhat izraelite.
– Cfare po thua?
Heshtje.
– Po aman o Zot, a nuk mund të gjenje një vend tjetër për të shpërthyer?
– Nuk ka rëndësi, po, e hodhën nga varrezat pas spitalit.
– Çfarë??
– Ata e hodhën atë nga varrezat pas spitalit Al-Ma’amadani, dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.
– A ka ndonjë varrezë pas saj?
– Po, El-Ma’amadani ndodhet pikërisht në kompleks.
– Ku është, kur hyn në kompleks?
– Fillimisht hyn në kompleks dhe shkon drejt qytetit, dhe është në anën e spitalit Al-Ma’amadani.
– Po, e njoh.
#Izraeli #nxjerr #audiopërgjimin #Spitali #në #Gaza #godit #nga #Xhihadi #Islamik
Lapsi