Gërdeci, Zamira Durda çon në gjykatë fletoret e djalit: Ma shkruani këtu vendimin!

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi prekëse në GJKKO ku po merren në pyetje 14 dëshmitarë.
Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e djalit të saj, ka sjellë në gjykatë edhe dy fletoret e klasës së parë të djalit të saj.
Teksa i kërkoi trupës gjykuese llogari pse fletoret janë bosh, tha se vendimin duhet ta shkruajnë aty.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me të por e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.
“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka e gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun”, tha ajo.
#Gërdeci #Zamira #Durda #çon #në #gjykatë #fletoret #djalit #shkruani #këtu #vendimin
Lapsi