Postoi një video ku predikohej dhunë kundër hebrenjve: Nice pezullon algjerianin Youcef Atal

Nice ka pezulluar Youcef Atal “deri në njoftimin e mëtejshëm”. Mbrojtësi u përfshi në një hetim paraprak për “apologji të terrorizmit dhe provokimin e urrejtjes”. Shkak u bë një postim i lidhur me konfliktin në Izrael. Ndërkombëtari algjerian kishte publikuar një video në Instagram të një predikuesi palestinez, që nxiste dhunë kundër hebrenjve. Nuk ishte e dobishme fshirja e menjëherë e postimit dhe ndjesa e kërkuar. Klubi francez shpjegoi në një deklaratë se kishte vendosur të miratonte menjëherë sanksionet e para disiplinore ndaj lojtarit, përpara atyre që mund të vendoseshin nga autoritetet sportive dhe gjyqësore, “duke marrë parasysh natyrën e publikimit të shpërndarë dhe seriozitetin e tij”.
Lexo më tej: E bujshme, Ministri i brendshëm francez Darmanin akuzon: “Benzema, lidhje me terroristët muslimanë”
Mbrojtësi Youcef Atal u thirr pas kthimit të tij në Nice nga drejtuesit e klubit pas impenjimit të tij me ekipin kombëtar algjerian. “Ne dëshirojmë të nënvizojmë se reputacioni i Nice rrjedh nga sjellja e të gjithë punonjësve të tij. Ajo duhet të jetë në përputhje me vlerat e mbajtura nga institucioni”, shpjegoi klubi francez. Nice, në fakt, përsëriti “angazhimin e tij të vendosur për të siguruar që paqja të mbizotërojë mbi të gjitha konsideratat e tjera”.
#Postoi #një #video #predikohej #dhunë #kundër #hebrenjve #Nice #pezullon #algjerianin #Youcef #Atal
Lapsi