Sport

VIDEO/ I riu në Shkodër kapet mat duke fjetur në ‘shtëpinë e barit’

Policia e Shkodrës ka zbuluar një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave në fshatin Trush i Poshtëm. Brenda shtëpisë së barit u gjetën të kultivuara në vazo 123 bimë narkotike, ndërsa u arrestuan tre familjarë.

Të arrestuarit janë Lorenc Trieshi 34 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i cili u kap në flagrancë brenda banesës, si dhe babë e bir Dedë Laca 64 vjeç dhe Anton Laca 37 vjeç.

Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Trush i Poshtëm, lexuesi i matësit elektrik dhe elektriçisti i zonës.

Në banesën që shërbente si shtëpi bari kishte lidhje të paligjshme të energjisë. Policia sekuestroi 82 llamba, 5 aspiratorë, 123 bimë narkotike për ekspertizë, 2 mjete lundruse jetski, 1 kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu dhe 2 makina Range Rover dhe Mercedes-Benz.

Në Qarkun e Shkodrës, gjatë këtij viti janë asgjësuar 158,621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41,883 fidanë të kultivuar në kubikë, raste për të cilat janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 persona.

#VIDEO #riu #në #Shkodër #kapet #mat #duke #fjetur #në #shtëpinë #barit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button