Aktualitet

Tragjike! Jeta e një të riu shqiptar shuhet në Greqi ende pa mbushur të njëzetat

Tragjedi për një familje emigrantësh në Greqi pasi djali i tyre vetëm 19 vjeç humbi jetën në rrethana të mistershme teksa po futej në makinën e tij.

Ngjarja ndodhi në zonën e Amfiloki në rajonin e Janinës, raporton noa.al.

Djali 19 vjeçar nga Shqipëria, ishte në rrugën Ionia teksa udhëtonte drejt Janinës, kur ndodhi tragjedia e paqartë.

Raportet në vend sugjerojnë se i riu po futej në veturën e tij kur befas pësoi bllokim që dyshohet se iu shkaktua nga një atak kardiak.

Djaloshi u gjet i vdekur në makinë.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij.

Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë ku do të kryhet ceremonia mortore.

#Tragjike #Jeta #një #të #riu #shqiptar #shuhet #në #Greqi #ende #mbushur #të #njëzetat
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button