Aktualitet

Sondazhi: Gjysma e qytetarëve nuk i njohin liderët e rinj!

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të pyetur nuk i njohin liderët e rinj. Më pak prej tyre njihet Endri Shabani ku 53% e qytetarëve të pyetur nuk e njohin atë. Më pas vjen Arlind Qori ku 50% e qytetarëve të pyetur përgjigjen se nuk e njohin.

Edhe pse Adriatik Lapaj duket më shumë i njohur krahasuar me dy liderët e tjerë të rinj, sërish 42% e qytetarëve përgjigjen se nuk e njohin atë. Ky nivel mos njohje është tregues nga njëra anë i vështirësisë së depërtimit të liderëve dhe platformave të reja politike në shoqëri dhe nga ana tjetër i potencialit të tyre për t’u zgjeruar krahasuar me liderët tradicionalë.

Qori më shumë mendim pozitiv tek votuesit socialistë, Shabani dhe Lapaj mbështeten njësoj si nga demokratët dhe socialistët .

Për Arlind Qorin kanë mendim pozitiv 23.1% e atyre që kanë votuar PS në zgjedhjet e 2021. Ndërkohë mendim pozitiv për të kanë treguar vetëm 18.2% e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ndërkohë që për Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani mendimi pozitiv për ta është shumë i ngjashëm si tek socialistët dhe ashtu dhe tek demokratët.

/a.d

#Sondazhi #Gjysma #qytetarëve #nuk #njohin #liderët #rinj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button