Aktualitet
Në një veturë të braktisur gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Në një veturë të braktisur është gjetur një person pa shenja jete i shtrirë përmbys afër derës së shoferit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:40 në fshatin Zojz, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.
#Në #një #veturë #të #braktisur #gjendet #shenja #jete #një #person #në #Prizren
gazetablic.com