AktualitetDurresi Sot

Mik i “Rrumit të Shijakut”/ Kush është Aldi Mustafa? Shënjestra e atentatit në Shkozet

‘Shënjestra’ e atentatit të ditës së sotme në Shkozet, ishte Aldi Mustafa.

37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volkswagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.

Mustafa nuk ështe emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi. Ai njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje. ‘Dosja.al’ siguron video nga momenti i arrestimit.

Sot, Aldi Mustafa, ishte duke drejtuar mjetin i vetëm në aksin rrugor Shkozet-Durrës, kur u hodh në erë. Policia bëri të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit.Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./Shqip

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button