Aktualitet

Rezoluta për sulmin në Banjskë/ Të gjitha akuzat e Ramës për Albin Kurtin (VIDEO)

Nga rezoluta e parlamentit të Shqipërisë që bashkoi socialistë dhe demokratë për sulmin terrorist të Banjskës, pritej që të mbështetej pa asnjë kompleks rezoluta që miratoi parlamenti i Kosovës në datën 28 Shtator, për të njëjtën ngjarje. Kjo mbështetje është e shkruar tekstualisht në një paragraf të dokumentit, por serish nuk mund të thuhet se parlamenti i Shqipërisë ishte i qartë në qëndrimin për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sepse në rezolutën e Kosovës atë që ndodhi në 24 shtator i referohet si “sulm terrorist, i organizuar nga Republika e Serbisë”, ndërsa parlamenti i Shqipërisë e quan “sulm të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë”.

Ky detaj, i vogël në dukje është shprehje e dy qasjeve të ndryshme të Kosovës dhe te Shqipërisë në raport me rolin e Serbisë mbi aktin terrorist.


Por shprehja më e mirë e kësaj diference mes dy parlamenteve ishte fjalimi që kryeministri Rama mbajti në parlament.

Lexo edhe: Sulmi terrorist në Kosovë/ Dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

Lexo edhe: Rama, kritika me gjysëm zëri Serbisë për nderimin e terroristëve

Lexo edhe: Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Për 1 ore e gjysëm, Rama foli per amanetin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, varrin e Ibrahim Rugovës, burgosjen e Hashim Thaçit, heroizmat e Ramush Haradinajt dhe viktimat e Millosheviçit dhe të Enver Hoxhës, kaloi madje edhe ne krahasimet e konfliktit mes palestinezeve dhe izraelitevem por iu përvodh dënimit të aktit terrorist nga Serbia.

Në vend të kësaj u mor me opozitën në Shqipëri, me qeverinë në Kosovë dhe me opinionin publik që nuk bie dakort për marrëveshjet e tij me Serbinë dhe sinkronizimin qe shfaq me Vuçiçin.

Opozitës shqiptare iu referua si “planeti non grata”, ndërsa qeverinë e Kosovës e akuzoi se vrasjen e policit Afrim Bunjaku e shfrytëzoi për përfitime elektorale, duke u shprehur se “nuk ka asnjë shans” që Shqipëria “t’u mbajë iso” kryeministrave të Kosovës. Për këto qëndrime të Ramës në raport me Albin Kurtin dhe qëndrimin që mbajti ai pas sulmeve në Banjskë mund ta ndiqni më poshtë:

#Rezoluta #për #sulmin #në #Banjskë #Të #gjitha #akuzat #Ramës #për #Albin #Kurtin #VIDEO

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button