Aktualitet
Rama mori peng reformën zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi në parlament u rrëzuan dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore për rrjedhjen e të dhënave në sistemin Tims si dhe për koncesionet në Shëndetësi, po ashtu edhe kërkesën e tij për ndryshim të përbërjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.
Bardhi është shprehur se ky është një akt i pashembullt në historinë e pluralimit politik.
Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka marrë peng Reformën Zgjedhore.
“Rama mori peng Reformën Zgjedhore. Rrëzoi komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Akt i pashembullt në historinë e pluralizmit politik. Nikolla ndërhyri në punët e brendshme të opozitës”, tha Bardhi.
#Rama #mori #peng #reformën #zgjedhore
Lapsi