Aktualitet

Për çdo shtëpi që do të sulmohet, do të vrasim nga një peng

Hamasi ka kërcënuar se do të fillojë të ekzekutojë nga një rob izraelit për çdo shtëpi civile që do të sulmohet pa paralajmërim.

Njoftimi u bë nga zëdhënësi i Brigadave Qassam në një audio të publikuar të hënën mbrëma.

Abu Obeida pretendoi se grupi deri më tani kishte vepruar në përputhje me “udhëzimet islame” duke i mbajtur pengjet izraelitë të sigurt.


“Ne kemi vendosur t’i japim fund kësaj dhe deklarojmë se çdo shënjestrim i njerëzve tanë në shtëpitë e tyre pa paralajmërim paraprak do të përballet me ekzekutimin e pengjeve të civilëve që po mbajmë,” tha ai.

Sipas zëdhënësit të IDF, nënkoloneli Richard Hecht, “dhjetëra” izraelitë u morën peng nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tyre të shtunën.

#Për #çdo #shtëpi #që #të #sulmohet #të #vrasim #nga #një #peng

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button