Dalin PAMJET/ Si u rrethua resorti luksoz i Gëzim Çelës në Fushë Kuqe

Mediat kanë publikuar pamjet e momentit kur forcat RENEA kanë blinduar zonën e Fushë Kuqes në Laç. Ato kanë rrethuar banesën dhe resortin luksoz të Gëzim Çelës të njohur me nofkën baron i drogës. Policia zhvilloi kërkime të shumta, por nuk mundi ta gjente.
Në operacionin e organizuar nga policia dhe SPAK të koduar “Flakë në det” ra në pranga shefi i policisë së Laçit, Dritan Metaj, pasi rezultonte se mbështeste grupin e strukturuar kriminal. Në kërkim u shpall Gëzim Çela dhe bashkëpunëtorët e tij Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Gëzim Çela është i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion.
Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur u një laborator droge u gjet në banesën e tij. Ai kishte krijuar lidhje në Kosovë e SHBA për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë e më tej, në vendet e BE. /
#Dalin #PAMJET #rrethua #resorti #luksoz #Gëzim #Çelës #në #Fushë #Kuqe
Lapsi