Life Style

VIDEO/ Me duar të lidhura në bagazhin e makinës, si u morën peng të rinjtë në Izrael

Izraeli ndodhet në kaos! Dhjetëra persona, raportojnë mediat e huaja, janë kapur peng nga luftëtarët e Hamasit gjatë fundjavës.

Situata atje është mjaft komplekse, e mes njerëzve ‘të kapur rob’, janë fëmijë e të moshuar. Mësohet se në mesin e tyre ka dhe shtetas të huaj, pasi dy meksikanë dhe 3 brazilianë rezultojnë të zhdukur.

“Al Qassam”, grupi i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar se sulmet në formë hakmarrjeje të Izraelit mund të prekin pengjet. Zëdhënësi i këtij grupimi, Abu Obaida tha përmes një audio-mesazhi se forcat e tyre janë të pranishme në të gjithë Rripin e Gazës.

Nga krahu tjetër, nënkoloneloi Jonathan Conricus i Forcave Mbrojtëse të Izraelit ka deklaruar që ‘është e paprecentë në historinë e vendit që kaq shumë shtetas izraelitë të jenë në duart e një organizate terroriste.’ Kjo pasi sipas tij, kanë kaluar plot 17 vite që kur një ushtar izraelit u mor peng nga pala tjetër, duke shtuar se ky lloj konfrontimi nuk është parë që nga viti 1948.

Por, çfarë dihet deri më tani për pengjet e marra nga Hamasi?

Gjithçka nis me një festival muzikor që po mbahej pranë Rripit të Gazës. Qindra pjesëmarrës vrapuan të tmerruar teksa anëtarë të armatosur të Hamasit i ndiqnin nga mbrapa me automjete. Disa prej tyre u vranë e të tjerë u morën peng. Në internet qarkullojnë disa video të këtyre momenteve, por janë edhe dëshmitë e familjarëve të pengjeve ato që e faktojnë si ngjarje.

Mund të shihni më poshtë videon ku një grua izraelite dhe i dashuri i saj u rrëmbyen.

#VIDEO #duar #të #lidhura #në #bagazhin #makinës #morën #peng #të #rinjtë #në #Izrael

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button