Aktualitet
Një person i shtrirë në mes të rrugës në Astir, pas përplasjes nga makina

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit ku sikurse duket nga pamjet një makinë ka përplasur një burrë.Ai ndodhet i shtrirë në tokë dhe nuk lëviz , ndërkohë që një person tjetër, në dukje shoferi makinës i hedh një xhup sipër.
Nuk dihet nëse i plagosur në aksident është gjallë apo ka ndërruar jetë, ndërsa pritet edhe mbërritja e ambulancës dhe policisë.