Aktualitet

Dubai problem për SPAK-un, qëndrojnë shumë të kërkuar me arrest me burg

Në raportin vjetor për vitin 2022 dorëzuar në kuvend, SPAK ngre shqetësimin se “kokat” e krimit po strehohen në Dubai duke mos u ekstraduar. Gjatë vitit të kaluar, SPAK përgjoi 2177 persona, më së shumti për korrupsion.‘Parasja e premtuar’ për kriminelët, Dubai, është kthyer në një problem serioz edhe për SPAK-un. Strehimi i individëve me rekorde të theksuara kriminale ne kete shtet përmendet qe ne fillim te raportit vjetor për vitin 2022 dorëzuar në kuvend.“ Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe ” thuhet në raportin e SPAK.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme thekson se gjatë hetimit të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre, komunikimi midis anëtarëve të organizatës, lidhjet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimi të produkteve penale. Për këtë nënvizohet se shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre penale. Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sistemeve informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai

Gjatë vitit të kaluar SPAK ka përgjuar edhe numrat e celularëve të 2177 personave në 122 procedime penale.Shumica dërrmuese e tyre janë të dyshuar për korrupsion, pasuar nga individë të dyshuar për grup të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button