KosovaRajoni

Nis “Marshi për Drejtësi”, një prej tubimeve më të mëdha në historinë e Kosovës

Tashmë ka filluar “Marshi për Drejtësi”. Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për të marshuar si përkrahje për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, ku gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë nesër.Në historinë e pasluftës, ky është ndër marshimet më mëdha e me pjesëmarrje masive të qytetarëve nga tërë Kosova.Marshi i organizuar nga iniciativa “Lira ka emër” ishte paraparë që qytetarët të mblidhen fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt sheshit “Skenderbeu”, mirëpo për shkak të pjesëmarrjes masive, tashmë sheshet janë mbushur.

Qytetarët e komunave të tjera në mënyrë të organizuar kanë ardhë në Prishtinë. Kryetarë të komunave e qytetarë të shumë janë deklaruar për media gjatë nisjes nga qytetet e tyre.Ata janë parë të veshur me uniforma të UÇK-së e me pankarta të ndryshme në përkrahje të krerëve të UÇK-së.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nga kjo komunë do të shkojnë mbi 2 mijë qytetarë në Prishtinë.Hamza ka thënë për Kanal 10 se mitrovicasit i janë bashkuar masivisht kësaj thirrje.“Sigurisht që pjesëmarrja duhet të jetë masive. Po flasim për një temë që tejkalon përmasat jo vetëm të Kosovës, por është në interes të kombit shqiptar. Po flasim për projektin më të rëndësishëm politik në Kosovë. Kemi të bëjmë me projektin e UÇK-së. Protesta do të jetë paqësore. Pjesëmarrja në Mitrovicë do të jetë masive. Presim që prej Mitrovicës do të jenë 2 mijë vetë.” – ka thënë Hamza, transmeton Nacionale.

Ndërkaq nga Prishtina, ka folur edhe ish-komandati i UÇK-së dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku që ka thënë se marshi i sotëm është një mesazh për Qeverinë e Kosovës.“Ky është një mesazh fillimisht për Qeverinë e Kosovës, që nuk është duke bërë asgjë për atë që kanë luftuar për Kosovën dhe mesazh për drejtësinë ndërkombëtare.” – ka thënë Sami Lushtaku.Një qytetar pak para nisjes pati disa fjalë për Specialen. “Specialja e ka bo bërllog krejt. Po dalim me protestu”, tha ai.

E një qytetar tjetër, kritikoi faktin që kriminelët serbë enden të lirë.“Arsyeja e sotit është të marshojmë për drejtësi. Bëhet drejtësi sepse kriminelët që kanë bërë krime e masakra në Kosovë gjenden të lirë në Serbië e Kosovë,e ata qëkanë luftuar për liri po mbahen padrejtësisht. Ata janë të pafajshëm i presim të lirë.” – ka deklaruar ai.Ndryshe, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së do të fillojë nesër me datë 3 prill. Fillimisht fjalët hyrëse do t’i ketë Prokuroria për më shumë se 5 orë, e pastaj mbrojtja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button