Aktualitet

Pa siguri nuk ka negociata, Serbia po sillet si një mini Rusi!

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Pa siguri nuk ka negociata, Serbia po sillet si një mini Rusi!

Në një deklaratë për mediat në Shqipëri, Gërvalla tha se nga ndërkombëtarët duhet të merren masa një agresion i tillë nga ana e Serbisë të mos ndodhë më. Ajo theksoi se është e rëndësishme siguria e qytetarëve.

Gërvalla: Gjermania është një ndër shtyllat kryesore të mbështetjes së Kosovës. SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar janë të shqetësuar për ngjarjet në veri të Kosovës, ku jemi ballafaquar me një agresion të qartë. Të merren të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë mos të përsëritet jo vetëm në Kosovë, por në asnjë vend sepse Serbia sillet si një mini Rusi e vogël. Prioritet kryesor i institucioneve të Kosovës këto ditë është siguria. Ne duhet të sigurohemi që armatimi që kemi gjetur është armatim për më shumë se 400 persona. Ne kemi gjetur armë edhe në ditët në vijim, prandaj është e rëndësishme siguria. Sesi do të vazhdojë procesi i negociatave, varet nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ata e lanë Serbinë të kalojë pa konsekuenca nga një sulm armiqësor ne e shohim të pamundur vazhdimin e bisedimeve. Duhet të ketë prioritet siguria, po them që procesi i dialogut nuk duhet të jetë sa për të bërë foto, por për sukses.


#siguri #nuk #negociata #Serbia #sillet #një #mini #Rusi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button