Aktualitet

Punësimi i detyruar pas diplomimit, vijon protesta e studentëve të Mjekësisë

Vijon prej një jave bojkoti i studentëve të mjekësisë. Ata kanë dalë sërish në protestë pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve. Studentët kanë thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre. “Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa tjetër që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem është pagesa e kostos së plotë të studimeve për vitet që u kanë  mbetur. Ndërkohë nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të shlyejnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.


#Punësimi #detyruar #pas #diplomimit #vijon #protesta #studentëve #të #Mjekësisë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button