Bellingham te Real Madrid… falë Vinicius: “I dërgoja mesazh çdo ditë”

Miqësia mes Jude Bellingham dhe Vinicius Junior është padyshim ndër më të sinqertat në botën e futbollit. Sulmuesi anglez është lidhur ngushtë me shokun e tij të skuadrës menjëherë pas mbërritjes së tij te Real Madrid. Megjithatë lidhja e tyre ka baza të forta, aq sa e lejuan britanikun të zbarkonte në Spanjë. Një prapaskenë e konfirmuar nga vetë Vinicius në një intervistë dhënë për “TNT Sports”. “Unë dosa absolutisht që Bellingham të vinte te Real Madrid. I dërgova Jude shumë mesazhe vitin e kaluar. Ia dërgoja pothuajse çdo ditë për t’i thënë të bashkohej me ne”, tregoi braziliani.
Lexo më tej: Tre vjet më parë Bellingham zbarkoi në Torino e ishte gati i Juventus: ja çfarë ndodhi
Anglezi ka patur një impakt impresionues në Bernabeu, duke u bërë menjëherë lideri i ri i mesfushës Blancos. Bellingham edhe në transfertën në Napoli, në Champions League, dhuroi asistin për golin e parë të Vinicius. Pastaj shënoi vetë edhe golin e dytë, në fitoren 2-3 të merengues, që janë të parët në grupin e tyre.
Ancelotti ndryshoi edhe skemën e lojës së tij për ta përshtatur me karakteristikat e Bellingham. Largimi i Benzema e la pa një qendërsulmues, e atëherë italiani e rimodeloi Realin e tij me dyshen e sulmit Vinicius-Rodrygo, të mbështetur nga mesfushori anglez.
#Bellingham #Real #Madrid.. #falë #Vinicius #dërgoja #mesazh #çdo #ditë
Lapsi