Aktualitet

Rama nis sot aktivitetet pas operacionit, merr pjesë në iftarin e shtruar për Ramazan

Kryeministri Edi Rama rinis aktivitetet pas operacionit. Ai do marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të ramazanit, që do të zhvillohet në orën 19:30 në kryeqytet.Kreu i qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut.

Kryeministri publikoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një pjesë të podcastiti të radhës, ku e ftuar ishte kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e cila kandidon për një mandat tjetër në 14 maj.

“Në një debat përballë kur jem me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha. Sa herë të ka thënë burri që lërë këtë punë” i ka thënë Rama, Sakos.

“Para se të thoja po e kam pyet që të mos më thoshte se po i lë kalamajt rrugëve”, ka thënë Sako.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button