Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milion euro në Cërrik/ I përkasin 34-vjeçarit të dënuar me 6 vite burg

Sekuestrohet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”.


Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24.09.2023, i i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit:

Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;
-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;
-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#Sekuestrohen #pasuri #vlerë #milion #euro #në #Cërrik #përkasin #34vjeçarit #të #dënuar #vite #burg

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button