Mediu ndërhyn LIVE në emision dhe sulmon panelistët: ‘Trup gjykues’ që bën këshilla lagjesh për Gërdecin
Fatmir Mediu e ka nisur komentin mbi çështjen “Gërdeci” në emisionin “Open” duke ironizuar pjesëmarrësit.
Mediu i përshëndeti panelistët si duke i quajtur “trupë gjykuese”.
Sipas Mediut komentet e panelistëve janë në kundërshtim flagrant me ligjin.
Ai tha se vepra penale për të cilën akuzohet është parashkruar pasi ngjarja ka ndodhur në vitin 2008 dhe dënimi është 10 vite.
Mediu shtoi se ai ka qenë pa imunitet pas vitit 2008 dhe çështja ka pasur mundësi të hetohet.
“Mirëmbrëma dhe trupit gjykues që keni aty. Këshillat dikur kanë qenë në lagje dhe tani bëhen në media. Çdo gjë që po diskutohet është në kundërshtim flagrant të ligjit. Parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet.
Nga Gërdeci kanë kaluar 15 vjet. Sipas Kushtetutës organi ligjbërës është parlamenti. Gjykata duhet t’i drejtohet parlamentit. Nuk ka vetëm një vendim pushimi në 2009, por edhe në 2015 dhe 2018.
Kush e ka penguar hetimin? Pas vitit 2008 nuk kam pasur imunitet. Kush e pengoi hetimin e prokurorisë? Pse hapet pasi është parashkruar çështja?
E dini që Fatmir Mediu dy herë i kanë bërë hetim pasuror dhe nuk kanë gjetur një element të abuzimit financiar? Kanë hetuar edhe për raste të shëndetit familjar në gjithë botën dhe nuk kanë gjetur një element abuzimi financiar.
Ligji për prokurimet publike e përjashton Ministrinë e Mbrojtjes. Shitja e municioneve nuk bëhet me ankand. Ministri i Financave ka votuar asokohe.
Nëse mendon se ministri ecën me mendjen tënde… Nuk e kam penguar hetimin ndaj meje dhe nuk kam pasur asnjë pushtet të tillë. Kjo është për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash”, u shpreh Mediu.
/a.r
#Mediu #ndërhyn #LIVE #në #emision #dhe #sulmon #panelistët #Trup #gjykues #që #bën #këshilla #lagjesh #për #Gërdecin