Tech

Rezoluta e PS për Kosovën, më 12 Tetor mbahet seanca e posaçme plenare

Më 12 Tetor do të mbahet seanca e posaçme plenare për projekt-rezulutën e PS-së për ngjarjen e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici shqiptar, Afrim Bunjaku dhe u plagosën 2 të tjerë.

Në dokumentin e dorëzuar nga PS shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit ushtarak të një njësie terroristësh serbë. Rezoluta shpreh mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia duhet të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të hapë një hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve.

Një draft-rezolutë në Kuvend ka dorëzuar edhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

/a.r

#Rezoluta #për #Kosovën #më #Tetor #mbahet #seanca #posaçme #plenare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button