Aktualitet

Rezoluta për Kosovën, s’ka vend për lajthitjet e Ramës

Edi Rama ka dalë me disa propozime për situatën në Kosovë muajt e fundit, që nga marja e veriut nën kontrollin e KFOR, tek konferenca ndërkombëtare apo drafti sekret për asosacionin, por asnjë prej tyre nuk ka gjetur vend në rezolutën, që Partia Socialiste i propozon për miratim parlamentit.

Diferenca mes artikulimit të kryeministrit dhe rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste dëshmon se propozimet e Ramës konsiderohen lajthitje dhe se është parë e udhës që ato të lihen jashtë dokumentit në një përpjekje për të bërë bashkë palët në kuvend.

Në pr/rezolutë kërkohet që Serbia të hapë një hetim transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë dhe të dorëzojë kriminelët. Po ashtu, PS kërkon që KFOR-i të shtojë prezencën në veri ashtu siç ka ndodhur tashmë.


“Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka patur në sulm. SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës.” thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë.





#Rezoluta #për #Kosovën #ska #vend #për #lajthitjet #Ramës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button