Rama: Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes

Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, teksa investimin e ri e quan “një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës”.
Rama shkruan se ky projekt do të shërbejë si katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend duke përdorur teknologjinë e fundit për zgjidhje të avancuara.
“Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës. Ky projekt ambicioz do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend, duke përdorur teknologjinë e fundit për zgjidhje të avancuara në këtë drejtim“, shkruan kryeministri Rama.
/a.r
#Rama #Së #shpejti #hap #dyert #Qendra #Inovacionit #të #Ministrisë #së #Mbrojtjes