Aktualitet

FOTO/ Ibrahimovic nuk “harron” ditëlindjen e vet: supermakina për 42 vjetorin është një Ferrari Purosangue

Purosangue

Zlatan Ibrahimovic e ka zakon t’i dhurojë vetes një supermakinë për çdo ditëlindje. E kështu, suedezi, për ditëlindjen e tij të 42-të, zgjodhi një Ferrari Purosangue, SUV nga kompania Maranello. Çmimi? Fillon nga 390 mijë euro. Vitin e kaluar, megjithatë, ish-sulmuesi kishte shkuar shumë larg me një Ferrari Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A. Për ditëlindjen e 40-të zgjedhja ra në një SF90 Spider, ndërsa kur mbushi 39 ai preferoi një Porsche 911 Targa 4S Heritage.

Ferrari Purosangue e zgjedhur për këtë rast nga Ibra është një makinë luksoze me motor V12, e aftë të japë 725 HP dhe 716 Nm çift rrotullues maksimal. Makina arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.3 sekonda, për një shpejtësi maksimale prej 310 km/h.

Lexo më tej: Ibrahimovic rrëfehet 360° te Piers Morgan: “Nuk bëj shaka kur them se jam Zoti”


Zlatan është një adhurues i makinave sportive, veçanërisht atyre ‘Made in Maranello’. Në fakt, në garazhin e tij fantastik, përvec modeleve të shumta Ferrari milioner ka edhe Porshe, Audi apo Volvo.

#FOTO #Ibrahimovic #nuk #harron #ditëlindjen #vet #supermakina #për #vjetorin #është #një #Ferrari #Purosangue

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button