Thellohet konflikti SPAK-Rama-SHBA, Dumani nxjerr jashtë loje njeriun e kryeministrit, ja kush i zë ve vendin Edvin Kondilit

Ndryshohet zv/drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme SPAK, njëherësh dhe shefi i Seksionit të Korrupsionit. Vendimi për ndryshimin shefit të Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK është marrë nga drejtuesi Altin Dumani. Dumani ditën e djeshme ka vendosur të largojë nga drejtimi i Seksionit Kundër Korrupsionit, prokurorin Ervin Kondili. Ky u fundit mbante dhe detyrën e zëvendësdrejtuesit të SPAK. Në vend të Edvin Kondilit, Dumani ka vendosur të emërojë prokurorin Klodian Braho. Gazeta “SOT” ka mësuar prapaskenat e kësaj lëvizje të papritur. Largimi i Kondilit është një mesazh i fortë për qeverinë socialiste. Ishte Ervin Kondili “që futi në sherr” kryeministrin Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim në ditët që do zgjidhej kreu i ri i SPAK. Mesa duket kjo lëvizje i ka thelluar edhe më shumë krisjet e kryeministrit Rama me amerikanët.
Prokurori “i preferuar” i socialistëveGjatë një mbledhje plenare maratonë që zgjati afro gjashtë orë të premten më 16 dhjetor 2022, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit. Dumani u emërua si drejtues i SPAK për tre vitet e ardhshme me pesë vota të 10 anëtarëve të Këshillit të pranishëm. Në media dhe në korridoret e politikës u përfol për një përplasje të fortë mes qeverisë “Rama” dhe amerikanëve, për shkak se socialistët synon të kapnin institucionin e SPAK, duke katapultuar në krye të saj “besnikun” e tyre, që ishte Kondili, por në fund kryeministri Rama e humbi betejën me amerikanët. Loja e pistë, duket se u nuhat nga amerikanët, të cilët kanë mbështetur reformën në drejtësi dhe institucionet e dala prej saj me miliona dollar fonde, ndërsa u fut në lojë, duke “prerë” duart e zgjatura nga politika, për të kapur Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe shantazhuar anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Presione të forta politike për SPAKPra Dumani ka filluar spastrimet brenda SPAK për të zhdukur presionin dhe kapjen nga politika. Së fundmi, pushtetarët e lartë të korruptuar në Shqipëri janë terrorizuar nga drejtësia e re. Teksa SPAK po lufton të çojë pas hekurave të paprekshmit, grupet e interesit të prekur nga kjo fushatë që tashmë do jetë e përhershme, kanë nisur të vendosin stërkëmbësha ndaj drejtësisë së re, me qëllim që të “hedhin në erë” punën e saj. Sipas informacioneve, mësohet se grupet kriminale dhe politikanë të fuqishëm kanë rritur presionin ndaj prokurorëve të SPAK, në mënyrë që ata të mos jenë objektiv i këtij institucioni. Tmerrin që po përjetojnë zyrtarët e implikuar në afera në Shqipëri, po e tregojnë shumë qartë sulmet e fundit drejt kryetarit të ri të SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta udhëheqin akuzat e forta drejt drejtësisë së re. Akuzat publike kundër SPAK të mbështetur nga amerikanët janë shtuar edhe më shumë, duke nisur nga sulmet për përzgjedhje preferenciale në hetime. Gazeta “Sot” ka mësuar se goditjet e koordinuara ndaj kreut të ri të SPAK, vijnë nga të rrezikuarit e dosjeve “përvëluese” që do të plasin në Shqipëri. Ditët në vijim do të jenë “të nxehta”. Dhjetëra dosje të rënda që Arben Kraja nuk pati “guximin” t’i çojë deri në fund, pritet të “shpërthejnë” nga drejtësia e re. SPAK ka disa padi ku po hetohen me intensitet, si dosjet për ish-kryeministrin Berisha, për disa ish-ministra dhe ministra, sikurse edhe dosje për ish-presidentin Meta. Por dosja që do të tronditë politikën shqiptare është ajo e inceneratorëve. Mirëpo, edhe pse ka shantazhe dhe presione në forma të ndryshme nga politika që po i bëhet Strukturës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka shenja tërheqje dhe lëvizja që bëri Dumani me Kondilin tregon se priten zhvillime të reja nga SPAK