Nisma e veçantë e priftit në Lezhë| Restaurohen objektet fetare, kthehen në atraksione turistike

Kjo këmbanë e Kishës së Kuvendit të Arbërit siç njihet në Lezhë, po bie sërish. Prej dy muajsh ka përfunduar restaurimi i saj.
Kështu ishte dhe kështu u shëndërrua, kjo kishë, pasi prifi Nik Ukgjini, ndërrmori një fushatë personale për rijetizimin e saj, ku ju bashkuan edhe qytetarët dhe emigrantët duke dhuruar ndihmën e tyre monetare që arritën në 60 mijë Euro.
Po me ndihmat e donatorëve, janë restauruar edhe dy kisha të rëndësishme monument kulture, ajo e Shna Prendës dhe Shën Barbarës, që është një ndër më të vjetrat në Shqipëri.
Fushata e tij për të mbrojtur atë që është harruar, do të shtrihet edhe në Shkodër, ndërsa tashmë këto monumente janë në gudiat e turistëve që vizitojnë qytetin.
Studiuesi apelon që kishat të jenë gjithmonë të hapura të turistët dhe të pajisen me një ciceron.
Turizmi kulturor çdo vit e më shumë po vjen në rritje, ndërsa janë të huajt ata që nuk largohen pa vizituar monumentet kulturore.
#Nisma #veçantë #priftit #në #Lezhë #Restaurohen #objektet #fetare #kthehen #në #atraksione #turistike