Sport

U fut në fushë, gjashtë ndeshje pezullim për zyrtarin e Vllaznisë: Disiplina nuk kursen gjobat për klubet

Pas humbjen në rezultat, vjen edhe dëmi financiar. Vllaznia, sikur të mos mjaftonte ndëshkimi në Loro Borici nga Egnatia, për javën e 6 të Superiores, duhet të bëjë llogaritë edhe me pasojat e sjelljes së tifozëve në stadium dhe vetë zyrtarëve të klubit. Kështu, zyrtari i kuqebluve Artan Brahimi dhe dënuar me 6 ndeshje pezullim nga Disiplina. Në motivacion ka peshuar sjellja josportive ndaj vendimeve të arbitrve në mënyrë të përsëritur e fakti se hyri në fushën e lojës.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF nuk ka kursyer pastaj as gjobat për klubet. Vllaznia, për hedhjen e sendeve në fushë nga tifozët është dënuar me gjobën 100.000 lekë. Të njëjtën do të duhet të paguajë edhe Erzeni, me të njëjtën arsye. Ndërsa Besa, në Kategorinë e Parë për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë është dënuar me 50.000 lekë. Sidoqoftë për klubin kavajas, gjoba nga Disiplina do të aplikohet në masën 50%.

Lexo më tej:Video/ Me 10 lojtarë Vllaznia shembet nën goditjet e Isgandarli e Dwamena: Egnatia e vetme në krye


Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Vllaznia e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve që hodhën sende në terrenin sportive. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi, e pëson për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur. Për faktin se hyri në fushën e lojës, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, ai dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në çdo veprimtari futbollistike të organizuar nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve që hodhën sende në terrenin sportive. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KS Besa e pëson për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes. Në bazë të nenit 17/1/b të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

#fut #në #fushë #gjashtë #ndeshje #pezullim #për #zyrtarin #Vllaznisë #Disiplina #nuk #kursen #gjobat #për #klubet

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button