InvestigimeUncategorized

Vilë në Zvicër e apartament në Londër? Pasuritë e Tigrit që Altin Dumani dyshon se i ka fshehur jashtë

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani tha sot para mediave se dyshohet se ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka fshehur pasuri jashtë vendit.

“Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë)”, tha kreu i SPAK-ut.

Deri më tani SPAK ka identifikuar 3 vila dhe dy apartamente luksoze, me vlerë miliona euro, që Ahmetaj i ka fshehur në emrin e bashkëshortes dhe bashkëjetueses në Palasë, Hamallaj dhe Farkë.

Pasuritë janë sekuestruar përkohësisht nga SPAK-u.

Ashtu siç u përfol fillimisht për vilën në Hamallaj, para se të faktohej me dokumente, që Klodian Zoto i kishte dhuruar Arben Ahmetajt, ashtu flitet edhe për disa pasuri që Ahmetaj ka fshehur jashtë vendit.

Arben Ahmetaj dyshohet se posedon një vilë me vlerë disa milionë euro në Zvicër, produk i parave të korrupsionit.

Zëra nga rrethi i tij i ngushtë thonë se Tigri e frekuenton shpesh këtë vilë, me njerëz të besuar.

Arben Ahmetaj besohet se posedon edhe një apartament në qendër të Londrës me vlerë 1.5 milionë paund.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të mundësojë identifikimin e tyre dhe të pasurive të tjera jashtë vendit të Tigrit të korrupsionit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button