Tech

Berisha shfrenon fantazinë për të justifikuar humbjen turpëruese në Kukës: Rama ka përgjime

Për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, kreu i Rithemelimit bën blerjen e votës. Sipas Sali Berishës, Taulant Balla dhe Belinda Balluku janë “marrë me shpërndarje parash për një javë rresht në qarkun e Kukësit.”

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha përmendi një takim të bërë në prill mes një zyrtari të lartë të PS-së dhe drejtorit të OSHEE-së. Sipas tij, tryeza ku u zhvillua takimi përgjohej nga SHISH.

“Në këtë përgjim, është bërë pazari, që drejtori i OSHEE, do të bëjë një tender, nga të cilat, 300 mijë euro do t’i dërgojë në Tropojë, 200 mijë në Kukës. Shtyllat do të vendoseshin në Has dhe restoja në Durrës.”

Përgjimi i është vënë në dispozicion kryeministrit Rama, sipas Berishës.

“Nuk kam të dhëna që Rama ta ketë dërguar në SPAK. E mban aty për ta mbajtur peng atë zyrtarin.”

Berisha vijoi me akuzat ndaj SPAK, i cili sipas tij ka mbyllur edhe një dosje përgjimi të kryetarit të Bashkisë Gjirokastër.

Edhe në këtë përgjim, sipas kreut të Rithemelimit, po bëheshin pazare për blerje votash.

/f.s

#Berisha #shfrenon #fantazinë #për #të #justifikuar #humbjen #turpëruese #në #Kukës #Rama #përgjime

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button