Aktualitet
Vrasja e Martin Bardhit shkakton “tërmet” në Komisariatin e Mirditës, shkarkohen drejtuesit

Ngjarja e fundit kriminale në Rrëshen ka shkaktuar ‘tërmet’ në Komisariatin e Policisë së Mirditës. Si pasojë e vrasjes së Martin Bardhit janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e komisariatit në Mirditë.
Sipas asaj që raporton Klan News, Klodian Kondi është emëruar shef i Komisariatit të Mirditës. Altin Mena është emëruar zv/drejtor i Policisë në Lezhë. Gentian Berberi është emëruar zv/drejtor për Krimet në Lezhë.
Vrasja e Martin Bardhit ndodhi në qendër të Rrëshenit, shumë pranë komisariatit të policisë. Autorët arritën të largoheshin dhe dogjën makinën në fshatin Gëziq. Deri më tani ata mbeten të paidentifikuar.
/a.r
#Vrasja #Martin #Bardhit #shkakton #tërmet #në #Komisariatin #Mirditës #shkarkohen #drejtuesit