Prej dy ditësh në betejë me flakët, vijon të jetë aktiv zjarri në pyllin e Pishporos

Vijon të jetë ende aktive edhe pas dy ditëve betejë me flakët vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo në Fier. Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Fier, Zija Hyka, përgjatë gjithë natës, në terren ka qëndruar në gatishmëri një ekip i plotë zjarrfikësish për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm pranë vatrës së zjarrit ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë, 9 punonjës të ADZM dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjës për të neutralizuar perimetrin e zjarrit.
Po sipas Hykës, gjatë orëve të vona të mbrëmjes është riaktivizuar edhe një vatër zjarri me Darëzeze e cila është neutralizuar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse.
Zjarri u riaktivizua mesditën e së mërkurës dhe vijon të jetë aktiv teksa i favorizuar nga era e fortë ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të pyllëzuar me pisha. Ndërkohë gjatë dy ditëve betejë me flakët është kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga ajri, gjë që nuk është realizuar.
/a.r
#Prej #ditësh #në #betejë #flakët #vijon #të #jetë #aktiv #zjarri #në #pyllin #Pishporos