Aktualitet

VIDEO / Çiklisti përplaset me tifozen në fund të Xhiros së Spanjës, përfundon i gjakosur

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në fund të Xhiros së Spanjës teksa çiklisti belg Remco Evenepoel u përplas me një fanse pasi fitoi garën.

23-vjeçari nisi festën pa menduar se një grup fansash i kishin bllokuar rrugën. Përplasja ishte e fortë dhe ai përfundoi i gjakosur pasi pësoi një çarje të thellë në vetull. Megjithatë, dëmtimi nuk ishte serioz dhe ai u ngrit dhe u përqafua me pjesëtarët e ekipit të tij.

“Dua t’iu njoftoi të gjithëve se jam mirë. Shpresoj që edhe gruaja e përfshirë nga aksident të jetë në gjendje të mirë. Pas gjithë kësaj, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Mendoj se ishte një fitore e vështirë, por e bukur”, tha çiklisti belg.

/a.r

#VIDEO #Çiklisti #përplaset #tifozen #në #fund #të #Xhiros #së #Spanjës #përfundon #gjakosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button