Tech

Avionët F-16, a janë shpëtimi i Ukrainës? Vendi përballet me një sërë sfidash për t’i ngritur në qiell

Pas disa muajsh lobim intensiv, presidenti ukrasinas Volodymyr Zelensky pret me padurim mbërritjen e avionëve të luftës F-16, nga Holanda, Norvegjia dhe Danimarka. Në shumë aspekte, avionët e prodhuar në SHBA janë një platformë ideale për ukrainaset; mund të sigurojnë mbrojtje ajrore për trupat, të sulmojnë shënjestrat në tokë, dhe të interceptojnë raketat armike.

Nevoja për F-16 është kritike. Rusia ka superioritetin në ajër, veçanërisht në frontin jugor ku po pengon avcancimin e forcave të Kievit, duke i shkaktuar humbje të rënda. Mirëpo, koha kur avionët aq të dëshiruar do të nisin misionet luftarake në qiell, është në mëshirën e një serie sfidash; si programet e trajnimit që janë ende në fazë përgatitore, sigurimi i infrastrukturës së nevojshmi dhe lloji i armatimeve të dërguara.

Ngrihet gjithashtu pyetja, se sa F-16 do të duhen për të bërë diferencën në fushë-betejë. Danimarka, Holanda dhe Norvegjia janë angazhuar të sigurojnë mbi 60 të tillë, por disa do të përdoren për trajnim.

Tjetër sfidë është fakti, se avionët e sofistikuar nuk janë përdorur kurrë kundër mbrojtjes ajrore ruse, në botën reale.

“Ideja e avionëve F-16 që fluturojnë mbi frontet e luftës është shumë e rrezikshme. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë janë të jashtëzakonshme”, tha Mark Cancian, ekspert.

Programet trajnuese po përgatiten për grupin e parë të pilotëve ukrainas, në Danimarkë, Rumani dhe Shtetet e Bashkuara. Trajnimi pritet të zgjasë më shumë se 3 apo 4 muajt e sugjeruar për pilotët që nuk kanë eksperiencë fluturimi me avionët perëndimore.

Ministri i mbrojtjes në Kiev, Oleksii Reznikov ka thënë se 6 deri në 7 muaj është periudha minimale që duhet marrë seriozisht në konsideratë. Mirëpo, edhe një afat i tillë kohor është ambicioz, nëse konsideron se për pilotët perëndimorë, një programi i tillë kërkon zakonisht 9 muaj.

Një tjetër pengesë, drejt dëshirës së Ukrainës për të pasur sa më shpejt në dorë F-16 është fakti se këto lloj avionësh kanë nevojë për më shumë mirëmbajtje se sa bombarduesit e kohës sovjetike. Sipas ekspertëve F-16 kërkojnë 16 orë mirëmbajtje për një orë fluturim, me një kosto prej 27 mijë dollarësh.

Për të gjitha këto arsye ukrainasit nuk mund të nxitojnë për të ngritur në qiellpajisjet me vlerë, edhe nëse misionet e para do të nisin në pranverë, shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në terren, deri atëherë.

/a.r

#Avionët #F16 #janë #shpëtimi #Ukrainës #Vendi #përballet #një #sërë #sfidash #për #ngritur #në #qiell

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button