Aktualitet

A keni pasur komunikim me Vuçiç? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri, Edi Rama në deklaratë për mediat u pyet nëse ka pasur kominikim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë.

Rama nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë nëse ka pasur komunikim por tha se duke qenë se është kryeministër i Republikës së Shqipërisë do duhet të ndërveprojë pasi kjo është në të mirë të interesave të vendit.

“Unë jam kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Marrëdhëniet në këto nivele kalojnë nga pikësynimet strategjike, nga interesat kombëtare nga nevojat e vendit që sot kam privilegjin të udhëheq.

Presidentin e Serbisë as nuk e zgjedh dot unë, as Albin Kurti, as të gjithë ata që do të donin të ishte dikush tjetër. Serbinë as nuk e paketojmë dot ta nisim në ndonjë kontinent tjetër, ashtu siç ne nuk mbledhim dot bagazhet të nisemi në ndonjë kontinent tjetër.

Shqipëria nuk ka arsye tjetër përpos interesave kombëtare për të qenë një vend më i mirë për fëmijët e vet për të vazhduar të kërkojë paqen përfundimtare.

Nesër do ta kuptojnë që Shqipëria kështu është më e nevojshme se kurrë në krah të Kosovës jo duke bërë komentatorin e Facebook por duke u bërë një shtet gjithnjë e më I kërkuar”, u shpreh Rama./f.s

#keni #pasur #komunikim #Vuçiç #përgjigjet #kryeministri #Rama

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button